Demi, parashikimi i muajit Maj 2020

Demi, parashikimi i muajit Maj 2020

530
0

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dem, Hënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre tre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Demit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën tuaj deri më datë 20 Maj. Gëzuar ditëlindjet këtë muaj. Është koha për t’ia bërë qëjfin vetes dhe në fakt mund ta keni të lehtë që ta bëni këtë gjë duke qënë se Dielli ju bën të ndjeheni mirë këto kohë. Me më shumë mundësi do jeni shumë të balancuar në ushqimin dhe regjimin tuaj. Është një periudhë gjatë të cilës mund të ndjeheni shumë mirë dhe më ekstrovertë, pra më të gatshëm për të ndarë mendimet dhe planet me njerëzit e tjerë. thjesht bëni pak kujdes se mos vetëbesimi ekzagjerohet dhe kalon në arrogancë, dashje pa dashje. Mos bini pre e tundimit për të mbivlerësuar veten në asnjë moment. Çdo situatë do kujdesin e vet.

Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin i cili është në shenjën e Peshqëve. Edhe pse do jeni në një ambjent që normalisht ju bën të ndjeheni mirë, ose me nejrëz ose me një njeri që ju bën të ndjeheni të qetë, do ketë tension për shkak se do ketë shumë shpërqëndrime mbi ju ose mbi personin tjetër dhe këto shpërqëndrime vijnë nga puna. Ndoshta disa prej jush do kenë dyshime nëse marrëdhënies suaj romantike, i mungon intimiteti apo afrimiteti i duhur emocional, dhe ndoshta jeni në një situatë ku jeni të dy më shumë si shokë se sa si partnerë romantikë. Kjo mund të dojë të thotë se diçka duhet të ndryshojë, se duhet të flisni. Nëse vlerësoni gjërat dhe njerëzit që ju bëjnë të ndjeheni të sigurt sepse janë njerëzit më të afërt për ju, duhet që të mos harroni të komunikoni gjatë këtij momenti tensionues.

Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Do jeni më të prirur për të shprehur ndjenjat tuaja me partnerin. Do e analizoni si me mikroskop raportin tuaj me dikë dhe kjo mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë marrëdhëniet në përgjithësi. Nëse keni pasur probleme në marrëdhënien tuaj romantike, ky do jetë momenti i duhur për tu marrë me këtë gjë. Do keni më shumë dëshirë për të kaluar kohë me shoqërinë. Megjithatë emocionalitetin do e keni të lartë kështu që, ajo që të tjerët thonë, veçanërisht për ju dhe jetën tuaj, mund të kenë një ndikim më të madh për ju dhe t’ju shkaktojë shqetësime emocionale. Mundohuni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i tyre dhe mos kërkoni mendime nëse nuk doni të dëgjoni të vërtetën.

Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen që do zgjasë deri më 29 shtator. Përsa i përket ndikimit të Saturnit brenda muajit maj, mund të fitoni një vlerësim tani i cili do ju motivojë shumë moralisht, por ky shpërblim vjen prej punës. Nuk është një surprizë apo mundësi që vjen në mënyrë rastësore. Do jetë përgjigje ndaj punës dhe përkushtimit tuaj diku, dhe mbi këtë shpërblim apo vlerësim, do informohen dhe njerëz të tjerë, dmth do ketë ndikim në reputacionin tuaj.

Nga data 13 Maj deri më 25 qershor Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve. Kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës mund të shpenzoni shumë por çeshtjet që lidhen me dashurinë dhe marrëdhëniet e afërta, do shikohen me më shumë qetësi. Përpiquni që t’i kushtoni kohë njerëzve që janë më të rëndësishëm për ju.

Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve dhe kjo do fillojë një periudhë gjatë të cilës do bënit mirë të punonit me një grup njerëzish ose të paktën jo vetëm. Nëse keni një projekt në grup, do ia dilni shumë mirë me pjesën e organizimit dhe suksesi duket se mund të jetë i madh. Roli që do luani tek jeta e disa njerëzve tani, do jetë shumë i madh dhe do merrni shumë vëmendje. Mundet që të mbingarkoheni me gjëra për të bërë.

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator në shenjën e Bricjapit. Periudhë e vështirë për udhëtimet. Nëse doni që të zgjeroni biznesin tuaj, do ketë pak më shumë sfida se zakonisht por kjo nuk do të thotë se nuk do ndodhë, thjesht ritmi do jetë më i avashtë. Por do jeni të qartë mbi prioritetet dhe do fitoni perspektivë në jetën tuaj dhe në kuptimin e jetës suaj. Do jeni shumë kreativë dhe shëndeti do jetë i mirë.

Më datë 20 Maj Dielli do kalojë nga shenja juaj në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor. Kjo do jetë një periudhë e mirë për financat tuaja, periudhë e mirë për bashkëpunime me njerëz që njihni prej kohësh. Nëse keni besim dhe e lidhni qëllimin apo ambicien tuaj me një vizion të rëndësishëm, do keni mjaftueshëm shtysë për të ecur para.

Shperndaje