Më thuaj nëse ke një mik Shigjetar, të të them pse je...

Më thuaj nëse ke një mik Shigjetar, të të them pse je me fat

406
0

Siç ndodh zakonisht, këtë muaj do t’i kushtojmë më tepër rëndësi shenjës së Shigjetarit. Ndaj të lindurit nën këtë shenjë të bëhen gati. Përpos karakteristikave të përgjithshme, sot do të përqëndrohemi vetëm tek një tipar: Shigjetari si një ndër miqtë më të mirë!

Ata udhëhiqen nga zjarri ndaj nuk është mirë t’i bëni “armiq”. Kështu që, ju leverdis më mirë t’i keni pranë vetes, si miq të devotshëm që janë.

– Flasin pa dorashka, nuk bëjnë lajka kot. Nëse dëshironi një mendim të vërtetë, dini ku të drejtoheni.

– Zakonisht janë mbështetës dhe paçka se idetë tuaja mund të jenë të çmendura, do të jenë aty për t’ju përkrahur.

– I urrejnë dramat! Me ta s’do të përjetoni kurrë situata të ekzagjëruara më shumë seç duhet.

– Ndonjëherë filozofojnë pak kot e më kot, megjithëse zakonisht flasin për filozofinë në një mënyrë të kuptueshme për të gjithë.

– Gjeni! Konsiderohen si njerëz sh-u-m-ë të zgjuar.

– Kanë të theksuar dëshirën për të mos i lënë njerëzit në baltë.