Nga çfarë duhet të hiqni dorë këtë pranverë, bazuar në shenjën e...

Nga çfarë duhet të hiqni dorë këtë pranverë, bazuar në shenjën e horoskopit

539
0

Këtë vit, ekuinoksi pranveror nis më 20 mars, kur Dielli kalon në qiellin e zjarrtë të Dashit. Ardhja e pranverës lidhet gjithashtu me fillimin e një cikli të ri astrologjik.

Para se kapitulli i ri të nis, duhet të pastroni gjithçka nga e shkuara. Çfarë duhet të hiqni dorë këtë pranverë?

Dashi

Dëshirën absolute për të mbaruar i pari.

Ju kuptojmë, keni një dëshirë të brendshme për të qenë gjithmonë “numri 1”. Gjithsesi duhet të kuptoni që jo çdo gjë është konkurrencë. Përpiquni ta fokusoni energjinë tek proçesi jo tek produkti.

Demi

Dilni jashtë zonës së rehatisë!

Ju i përkisni gjërave elitë. Drejtoheni nga Afërdita, planeti i dashurisë, bukurisë dhe parave.Këtë pranverë duhet t’i jepni fund zonës suaj të komfortit. Dilni prej saj dhe eksploroni gjëra jo dhe aq familjare për ju.

Binjakët

Anulloni *pothuajse* çdo takim në kalendarin tuaj

Kalendari juaj i mbushur me detyrime sociale, punë, hobi, por mjaft. Këtë pranverë merruni me veten dhe reflektoni. Kur i jepni vetes pak kohë për të reflektuar, mund të zbuloni interesa dhe pasione të reja që s’i njihnit tek vetja.

Gaforrja

Hiqni dorë nga gardhet që mbani rreth e rrotull zemrës suaj!

Si Gaforre që jeni, mbrojtja për ju ka shumë rëndësi. Zonën e sigurisë e merrni më seriozisht se ç’duhet, por mjaft me barriera! Në vend që të mbylleni kaq shumë nga të tjerët, krijojini vetes hapësira dhe lidhje të reja. Kujtoni që “i huaj” nuk është sinonim i “armik”.

Luani

Hiqni dorë nga fiksimi juaj me “likes”

A mund të hiqni dorë nga dëshira për të qenë gjithë kohës në tapet të kuq? E dimë që Luanët kanë lindur për të shkëlqyer, por mos harroni që shpenzoni shumë kohë duke u fokusuar tek ajo që të tjerët mendojnë për ju.

Virgjëresha

Mjaft me analizime!

Roli yt në zodiak është të kategorizosh, të analizosh dhe të marrësh parasysh pasojat më shumë se seriozisht. Këtë pranverë duhet të hiqni dorë nga ky fiksim. Kujtoni që jeta nuk është lineare.

Peshorja

Anulloni planet për të shpëtuar botën

Ekuilibri juaj është për tu pasur zili, por është koha t’i lini të tjerët t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Atë energji, harxhojeni për realitetin tuaj.

Akrepi

Hiqni dorë nga xhelozia!

Me ardhjen e pranverës, është koha për të menaxhuar gjithë ndjenjat negative që ju vinë. Tregoni çdo gjë të errët që ju pushton mendje dhe gjeni paqe.

Shigjetari

Anulloni tendencën për tu zhytur!

Jeni gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja. Dëshira juaj për të jetuar, për të eksploruar është e madhe, por kur përballeni me vështirësi, tendenca juaj për tu zhytur edhe më duhet minimizuar.

Bricjapi

Anulloni mesazhet tuaja prej shefi në grupet e chat-it.

Ju jeni Boss i zodiakut, e vlerësoni punën dhe fokusoheni tek standartet e larta të jetës. Ambicia juaj është e madhe, por është koha për t’i dhënë fund.Kujtoni që udhëtimi dhe objektivat tuaja të jetës nuk janë për të gjithë njësoj.

Ujori

Hiqni dorë nga protestat tuaja sociale!

Si shenjë revolucionare, jeni gjithmonë në kërkim të një proteste të re. Ky është vyrtyt për tu admiruar, por jo gjithçka kërkon sfidë. Këtë pranverë hiqni nga mendja idenë se rreth jush ka shumë armiq. Fokusojeni diku tjetër energjinë.

Peshqit

A mund të mos jeni kaq emocional?

Si shenja e fundit e horoskopit, jeni krijesë shumë e ndjeshme.Në fakt ju mund të absorboni gjithçka- gëzimin, frikën, shpresë dhe gjithçka tjetër. Është koha për tu fokusuar tek vetja dhe lini pas çfarë ndodh me të tjerët.