Prej hënës së plotë në Ujor, bëni mirë të prisni të papriturën!

Prej hënës së plotë në Ujor, bëni mirë të prisni të papriturën!

734
0

Sot, hëna e plotë është në shenjën e Ujorit dhe po ju paralajmërojmë të bëheni gati për çudira. Ndonjëherë, Ujori quhet shenja e çuditshme e zodiakut (me përkëdheli sigurisht) pasi asociohet me të qenit eksentrik, me idealizmin dhe inovacionin. Hëna e plotë e gushtit njihet ndryshe si Hëna e Blinit, sepse gjatë kësaj periudhe të vitit, blini (një lloj peshku) peshkohet më lehtë.

Në astrologji, hënat e plota simbolizojnë një ndjesi plotësie ose një fund, “Porsi me çdo hënë të plotë, ku hëna kundërshton diellin, disa situata do të kulminojnë ose përfundojnë, sidomos situatat që e kanë pikënisjen në hënën e fundit të plotë, në Luan, para dy javësh,” shpjegon Narayana Montufar, astrologe për Astrology.com dhe Horoscope.com.

Efektet e hënës së plotë influencohen nga pozicionet e planeteve të tjerë dhe “Kjo hënë specifike është goxha e ngarkuar!” thotë Montufar. “Kjo hënë ndikohet shumë nga Afërdita, planeti i dëshirës, artit, parave dhe bukurisë – teksa udhëton në zemër të diellit, ajo hedh dritë mbi çështjet që kanë lidhje me gjërat që duam dhe gjërat që vlerësojmë, si dhe mbi mënyrën si e prezantojmë veten.”

Ajo shton, “Marsi (zot i luftës dhe seksit), asteroidi Juno (perëndesha e martesës) dhe asteroidi Vesta (perëndesha e shërimit) janë gjithashtu të përfshirë, që do të thotë se çfarëdolloj çështjeje të sjellë kjo hënë, do të jetë diçka e personale dhe intensive. Urani, planeti sundues i kësaj hëne të plotë, kaloi në prapavijë në shenjën e Demit më 11 gusht, që me shumë mundësi do të sjellë ndryshime të papritura në planet personale si pasojë e shkaqesh a incidentesh të paparashikuara. Në fjalë të tjera, prisni të papriturën!”

Gjatë kësaj hëne të plotë, do të ndikohen më së shumti shenjat e fiksuara, Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.

“Kur të ndodhë e papritura, bëni mirë të tregoheni mendjehapur, të ndiqni rrjedhën dhe të shkëputeni sa të jetë e mundur nga rezultati,” thotë Montufar. “Ngaqë shenjat që ndikohen më së shumti janë shenja të fiksuara, kjo s’do të jetë e lehtë. Sidoqoftë, me Afërditën në Luan, mund të heqim më në fund dorë nga veset tona irracionale dhe nga fiksimet e vjetra personale.”

Burimi: Refinery29