Nëse do të martoheni gjatë 2020, duhet të dëgjoni ç’thotë Susan Miller

Nëse do të martoheni gjatë 2020, duhet të dëgjoni ç’thotë Susan Miller

432
0

Të vendosësh datën e dasmës s’është, s’ka qenë dhe s’do të jetë ndonjëherë e thjeshtë. Planifikimi kërkon koordinim masiv, duke nisur që nga DJ, te ambienti, te lulet, te fustani e moti. Susan Miller, astrologia jonë e preferuar, sugjeron të këshilloheni edhe me yjet para se të vendosni kur do të lidhni kurorë me dashurinë tuaj. Nëse keni në plan të martoheni gjatë 2020-s, disa data duhet t’i shmangni.

Susan thotë se shumë çifte vendosin një datë në bazë të grafikëve astrologjikë. Sidoqoftë, si pasojë e gjithë planeteve që do të kalojnë në prapavijë gjatë 2020 – që janë ters – disa data, më mirë të shmangen.

“Vitin që vjen, Afërdita kalon në prapavijë nga 16 maji deri më 29 qershor – s’është gjë e mirë,” tha ajo për InStyle. “Do të ishte më mirë të mos martoheni gjatë asaj periudhe sepse Afërdita në prapavijë do të thotë që dashuria ftohet.”

“Marsi do të jetë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 16 nëntor dhe nëse martoheni gjatë kësaj periudhe, seksi do të jetë i tmerrshëm. Është energji mashkullore,” shpjegon Susan.

Astrologia shton se dasmat kur Mërkuri është në prapavijë gjithashtu janë ters. “Nuk ua sugjeroj njerëzve,” thotë ajo. “Martesa është një kontratë.” Dhe Mërkuri njollos çdo kontratë të nënshkruar kur ai është në prapavijë.

Susan këshillon të martoheni në një datë neutrale, kur asnjë planet s’është në prapavijë. Ndërsa dasmën mund ta bëni kur të doni, pasi nuk kanë ndikim më në martesë pasi keni firmosur dokumentat.

“Vitin që vjen duhet të tregoheni të kujdesshëm, qoftë për një dasmë, një biznes a një shtëpi. Ka ditë të mira dhe ditë të këqija, por janë shumë pranë njëra-tjetrës,” tha ajo. Sidoqoftë, yjet dhe planetet nuk i fusin hundët në një aspekt të vetëm: “Fëmijët – Çdo ditë është një ditë e mirë për të bërë fëmijë.”