Dashi
21 Mars – 19 Prill
Do të nisë për ju një fazë përmirësimi në dashuri, por kujdes duhet treguar me të lindurit e shenjës së gaforres, pasi mund të ketë përplasje. Në punë mund të ketë ende probleme, ndoshta për shkak të zgjedhjeve të nxituara.
Demi
20 Prill – 20 Maj
E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila do ju bëjë nervoz. Edhe në punë, mund të përballeni me disa të papritura, por duke nisur nga e premtja situata do të përmirësohet.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Mund të përballeni me tensione në dashuri, sidomos çiftet që kanë kohë që janë bashkë. Mundohuni që të shmangni polemikat. Në punë, do të keni një ngarkesë të madhe, ndaj bëni kujdes ndaj projekteve që kanë të bëjnë me të ardhmen.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Mundohuni që ti lini më shumë hapësirë dashurisë së vërtetë, por në të njëjtën kohë tregohuni të hapur ndaj diskutimeve për të sqaruar pakënaqësi të mundshme. Në punë, Saturni nuk do të jetë më kundër dhe kjo gjë do ju sjellë një sërë avantazhesh.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Gjatë kësaj dite mundohuni që të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme, pasi do të ndiheni shumë të lodhur dhe demotivuar. Në punë situata do të paraqitet më mirë, sidomos nëse bëhet fjalë për projekte afatgjata.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
E enjtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ndaj nëse duhet të thoni diçka bëjeni. Parashikohen takime interesante. Në punë do të keni disa shqetësime, por mundohuni që këto probleme të mos i shfryni në familje.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Do të ndiheni më të fortë emocionalisht, mjafton që të mos kapeni pas të kaluarës. Në punë, është e rëndësishme që të jeni dakord me ortakët dhe kolegët.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do të përballeni me nervozizëm rreth vetes. Në dashuri, mund të dalë në dritë një e vërtetë e vjetër. Ndërsa në punë, mundohuni që të shmangni tensionet, sidomos nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo është një periudhë në të cilën duhet të reflektoni mirë lidhur me ndjenjat dhe të kuptoni se çfarë dëshironi. E enjtja do të jetë mjaft pozitive për punën, ku do të keni mundësi që të zgjidhni një sërë problemesh.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Ju pret një ditë mjaft e favorshme për dashurinë, ndaj nëse ju intereson dikush, mos reshtni së guxuari. Dashuritë e reja janë mjaft të favorizuara. Edhe sfera profesionale do të jetë mjaft mirë, ku kënaqësitë nuk do të mungojnë.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Kjo e enjte nuk do të jetë shumë pozitive për dashurinë, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, por rikuperimi nuk do të vonojë. Në punë, duhet të rinovoni një marrëveshje dhe ta bëni më të favorshme.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, nëse ju duhet të përballeni me çështje delikate në dashuri. Mos u tensiononi, por ruani qetësinë. Edhe sa i takon punës, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të veproni me qetësi, sidomos nëse ju duhet që të bëni zgjedhje të rëndësishme.