Futbolli gradualisht do t’i rikthehet normalitetit.
Më 23 maj Federata Hungareze e Futbollit ka konfirmuar rikthimin e aktiviteteve sportive për të përfunduar sezonin e pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
Sfidat e para do të luhen për gjysmëfinalet e Kupës, ndërsa më 30 maj do të rinisë kampionati. Hungaria ka vendosur që të përmbyllë kampionatin dhe të mos ndjekë rrugën e Holandës, Francës apo Belgjikës.
Kampionati hungarez do të luhet pa tifozë.