Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 18ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 26ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det 2 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 23ºC./