Horoskopi Javor 4 Maj – 10 Maj 2020

Horoskopi Javor 4 Maj – 10 Maj 2020

652
0

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Fillimi i javës do të jetë shumë produktiv. Të hënën (4 maj), në fakt, do të keni disa projekte për të propozuar. Ndërsa të martën (5 maj), do të tërhiqeni kryesisht nga angazhimet e familjes.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm në gjysmën e dytë të javës veçanërisht të enjten (7 maj) , pasi Hëna e plotë do t’ju shtojë stresin. Gjithashtu kujdes të premten (8 maj), sepse dikush mund t’ ju mashtrojë: shtoni vigjilincën.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Java do të fillojë me emocione të forta për shenjën e Binjakëve. Të hënën (4 maj) ju mund të përjetoni një mbrëmje intriguese dashurie, ndërsa të martën më (5 maj) do të keni një takim pasionant.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Konkretisht të mërkurën (6 maj) do të përfshiheni në çështje të lidhura me strehimin. Ndërsa të premten (8 maj) ju presin takime të reja.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kjo javë do të shënojë rifillimin tuaj. Të hënën (4 maj) do të filloni projektet tuaja .Ndërsa ditën e enjte (7 maj) do të ndiheni të stresuar për shkak të Hënës së plotë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Një rifillim i bukur i punës. Dita e mërkurë (6 maj) do të jetë një ditë e favorshme për biznesin dhe çdo financim, ndërsa për ditën e enjte ( 7 maj) yjet ju këshillojnë të pranoni ofertën që do t’ju bëhet.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Një javë shumë pozitive ju pret. Dita më me fat do të jetë e mërkura (6 maj), ditë ku do të shndërroheni në një profesionist përsa i përket biznesit.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Në fillim të javës do të jeni paksa të nënshtruar të mërkurën ( 6 maj) dhe e enjte ( 7 maj) do t’ju ‘thyhet’ krenaria. Do të keni një dëshirë për t’u përballur me sfidat e reja për të treguar se ju vleni gjithashtu.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ditët e para të javës do të jenë të jenë të mbushura nga miqtë dhe bashkëpunime pune. Ndërsa në fundjavë dashuria kthehet në protagoniste dhe do ju dhurojë mbrëmje romantike ditën e enjte ( 7 maj) dhe të premten (8 maj).

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Parashikohet një javë shumë e ngarkuar nga pikëpamja e punës. Ditët më interesante do të jenë dita e enjte (7 maj) kur do të keni një takim të dobishëm dhe të premten (8 maj) kur keni arritur të zbatoni një strategji fituese.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Përgatituni për një zgjim të ndenjave veçanërisht të martën ( 5 maj). Ndërsa të premten ( 8 maj) do të ketë një takim intrigues.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Këtë javë do të rikuperoheni shumë mirë në punë. Të hënën ( 4 maj) mund të merrni fonde të rëndësishme për realizimin e projektit tuaj. Ndërsa të enjten ( 7 maj) do të shfrytëzoni të gjithë mundësitë e reja.

Credits /horoskopishqip.com

Shperndaje