Dritë jeshile për bizneset të cilat lejohen të punojnë në këto ditë pandemie.
Tanimë në portalin e-albania do të jetë një opsion i dedikuar “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” ku bizneset mund të marrin leje sipas specifikës së punës së tyre.
“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në e-albania.al
Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
-Transport për stafin me autobusë ose furgona
– Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
-Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24
-Kujdes! abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
-Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë !”, shkruan Rama.