Një grup të rinjsh në Elbasan kanë surprizuar në mënyrën më të bukur një efektiv policie për ditëlindje, i cili ndodhej në detyrë në vijën e parë të luftës ndaj Covid 19. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Lorenc Bërdufi i cili ka mbushur 36 vjeç. Teksa ndodhej në detyrë, një grup të rinjsh kanë përgatitur një tortë dhe ia kanë dhuruar në momentin kur po zhvillohej “konceri në ballkone”.
Kjo suprizë e ka emocionuar dhe e ka lënë pa fjalë policin 36 vjeçar i cili ashtu sikurse kolegët e tij të tjerë prej javësh ndodhet në luftë me Covid, duke sakrifikuar veten dhe familjen.
Padyshim që një gjest i tillë, ia ka bërë më të bukur këtë ditëlindje që nuk po e feston dot me familjen.