Ilir Shaqiri flet për vajzën: Nuk jam gati të më sjellë një...

Ilir Shaqiri flet për vajzën: Nuk jam gati të më sjellë një djalë në shtëpi, jam baba xheloz

673
0

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ishte në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e re”, nga shtëpia e tij në Romë, Itali, aty ku jeton prej 20 vitesh. Bashkë me Ilirin ishte edhe vajza e tij bukuroshe dhe mjaft e talentuar, Emili, 15 vjeç.

 

Iliri tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën, por si shumica e baballarëve ballkanas është pak xheloz.

 

 

Arjon Muça: A je ai babai xheloz që nuk e le vajzën të dalë apo e ke atë mentalitetin shqiptar?

 

Ilir Shaqiri: Unë jam shumë rehat se u bënë 2 muaj që jemi të izoluar në shtëpi, bëj shaka se Emili është një vajzë shumë e impenjuar me baletin, me muzikën, ka një shkollë të vështirë dhe koha e saj ëshë shumë e zënë që kështu nuk kam pse të bëhem xheloz.

 

Arjon Muça: A je bërë gati që Emili të të sjellë një djalë në shtëpi?

 

Ilir Shaqiri: Jo për atë nuk jam gati.

 

Arjola Shehu: A të tregon Emili për gjërat e saj?

 

Ilir Shaqiri: Më tregon vazhdimisht, por më shumë është e hapur më Emanuelën, bashkëshorten time, janë si dy motra dhe për mua është mëse e mjaftueshme. As unë nuk dua t’i di shumë ato gjërat ashtu. Deri tani mesa di unë nuk ka pasur raste “kontaminimi”. Nuk është e thjeshtë sepse ne si ballkanas që jemi e kemi pak këtë xhelozinë.