‘Ka bërë shumë për ne’, vëllai i Pëllumb Piperos tregon jetën e...

‘Ka bërë shumë për ne’, vëllai i Pëllumb Piperos tregon jetën e doktorit pas kamerave

503
0

Edmond Pipero, vëllai i Pëllumb Piperos, në një komunikim live për emisionin “Shqipëria live”, tregoi një aspekt tjetër të doktorit, atë personal. Edmondi i cili jeton në Gjermani tregoi se Pëllumbi ka bërë shumë për familjen pasi ata i kanë humbur prindërit shumë herët.

Vëllai i doktorit tregoi se ai është shumë human dhe zemërgjerë.

“Kur fola kishte 3 ditë pa gjumë, non stop pas punës. Ai është shumë optimist, shumë i vendosur, shumë luftëtar. Ne krenohemi shumë me të. Mundohemi t’i respektojmë ato që na thotë ai. Kam qenë i shqetësuar sepse është në vijën e parë të luftës, por edhe shyqyr që e kemi. Ai është shumë i dashur, shumë i përkushtuar, zemërgjerë, i duruar. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur shumë dashuria e vëllait. Ruajmë të njëjtën marrëdhënie edhe sot. Jemi 5 vëllezër dhe 2 motra. Doktori është vëllai më i madh. Ne fatkeqësisht na vdiq babai para disa vitesh. Nëna ka vdekur kur unë kam qenë shumë i vogël. Doktorin e kemi edhe vëlla, edhe baba, edhe nënë. Ai ka qenë shumë i përkushtuar për ne. Është siç e shihni në televizor”, tregoi Edmond Pipero.