Parashikimi i motit, 24 Mars

Parashikimi i motit, 24 Mars

438
0

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat qëndrore dhe veriore. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vend.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 12°C.

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Shperndaje