Vjaza “e fshehur” e Vladimir Putin, 13 milionë euro për të krijuar robotët

Edhe pse gazetarët kanë dashur gjithmonë të dinë për vajzat e tij, Valdimir  Putin ishte mjaftuar duke thënë gjithmonë se ato flasin tre gjuhë të huaja.  Tashmë, mësohet se njëra prej tyre, më e vogla është një lloj gjeniu i matematikës dhe fizikës.  Është 33 vjeçe dhe është emëruar në krye të një instituti që kryen kërkimet për inteligjencën artificiale në Universitetin e Moskës me një buxhet që për këtë vit shkon në 13,7 milionë euro, sikurse bën me dije një artikull i Fabrizio Dragosei për “Corriere della sera”.

“Për të qenë të saktë, studiuesja e re, mban mbiemrin Tikhonova dhe jo Putina. Por tashmë të gjithë e dinë Katerina Tikhonova është një pseudonim për vajzën e vogël të Putinit, pak kohë pas hyrjes së tij në Kremlin, me qëllim mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së saj. Ashtu sikurse vajza e madhe, Maria 35 vjeçare ka marr mbiemrin Vorontsova”, shkruan gazetari në artikullin e tij.

Arsyet i ka dhënë vetë presidenti Putin që gjithmonë ka insistuar ta mbajë familjen larg publikut. «Në përgjithësi besoj se kushdo ka të drejtën të ketë fatin e tij. Ato nuk kanë qenë kurrë vajza ekrani dhe nuk kanë dashur të jenë në vëmendje. Jetojnë jetën e tyre dhe e bëjnë në mënyrën e duhur. Nuk dua të rriten si princesha”.

Në fakt kohët e fundit, Maria dhe Katerina janë shfaqur në publik, duke dhënë intervista dhe duke folur për punën e tyre. Natyrisht me mbiemrat e ndryshuar dhe pa ju referuar të atit, si president

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *