Shkresa e Metës drejtuar policisë për 2 marsin, Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubim

Lideri i demokratëve ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në tubimin e ditës së nesërme, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetin social, Basha shkruan se si qytetar dhe prind, është detyra e tij të jetë i pranishëm së bashku me shqiptarët në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë.

Basha: Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!

Ndërkohë janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me tubimin e thirrur nga Presidenti. Sipas shkresës zyrtare të Presidencës, dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në të specifikohet fillimi i tubimit në orën 17:00 por jo përfundimi i saj.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *