Parashikimi i motit, 16 Shkurt 2020

Parashikimi i motit, 16 Shkurt 2020

422
0

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të bëhen të dukshme përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2 gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.

Shperndaje