“Na trego ku e merr mallin se u mbytëm në zhavor”/Qytetarët ‘kryqëzojnë’ Lefter Allën, ‘lumë’ komentesh në rrjet: As pastrues banjosh s’do ishe!

Tiranë- ‘Lumë’ komentesh në rrjetet sociale ndaj Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, për të cilin, gazetari Artan Hoxha publikoi një video ku shfaqej duke kosumuar kokainë. Reagimet ndaj tij janë shtuar edhe më shumë,  pas reagimit të Allës në një postim në Facebook, ku deklaroi se do të kallëzojë në Prokurori ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin, pasi sipas tij pamjet janë të montura në një televizon lokal.

 

Qytetarët shprehen ndaj tij se gjëja e parë që duhet të bëjë është ajo e testit të drogës. Po kështu i kërkojnë që ai të japë edhe dorëheqjen pas publikimit të kësaj video. Madje një prej komentuesve e pyet Allën se ku e ka blerë mallin. Nga vetë kryebashkiaku deri më tnai nuk ka asnjë koment për këto reagime kundra tij.

 

Disa prej komenteve: “Ju ka dalë zani se pi mall të mirë. ku e merrni tregoni dhe popullit të thejshtë se u mbytën në zhavor.”. “Jo moj jo të ishte aq e thjeshtë ky as pastrues banjosh nuk do ishte, po se janë të droguar dhe korruptuar nga koka te bishti bëjnë kështu këta, se normal se që bëjmë bëëë, kështu do vazhdojmë edhe 100 vitet e ardhshme”.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *