TIRANË– Një sherr i fortë ka ndodhur në një nga urbanet e kryeqytetit ditën e sotme. Në një video të ppublikuar nga faqja “JOQ”, në Instagram tregohet se si shoferi i urbanit të linjës së “Unazës”, del nga vendi i tij she zihet me njërin prej pasagjerëve.
“Unë të q* robt”, dëgjohet të thotë shoferi ndaj pasagjerit, ndërkohë që rreth tij mblidhet një grumbull njerëzish.
“O beri ulu more, ik ti andej mbrapa. Mbylle derën,”- thotë njëri prej pasagjerëve në drejtim të shoferit. “Pershendetje Joq ! Sa po ka ndodhur para 20 minutash te linja e unazes. Shoferi ne fjal kishte autobuzin dhe rrinte 30 min neper stacjone i la njerzit pa pune dhe pa vajtur shpejt ne destinacjon, dhe iken ngadale, mire keto po te ve dhe dore dhe te shan nga ropt popullin se te qith psagjeret u ankuan hec shpejt. Cohet shoferi per te goditur qytetarin se e kapte ne vidjo kur hikte ngadal dhe rrinte shume ne stacjone. Mjere ne me kete linj urbani qe kemi,”- shkruhet në denoncimin e qytetarit që ka dërguar matërialin në redaksinë e “JOQ”. Sherre të tilla janë pasqyruar dhe denoncuar shumë herë nga qytetarët. Linjat e urbanëve janë kthyer në ‘ring’ mes shoferëve dhe qytetarëve për arsye nga më të ndryshmet. Të shumtën e herëve, shkak për sherret bëhen vonesat e urbanëve.