Presidenti serb Aleksander Vucic dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç ka deklaruar se përderisa çështja e të zhdukurve gjatë luftës në ish-Jugosllavi nuk zbardhet, atëherë ajo nuk do të vizitojë Serbinë.
Kitaroviç ka theksuar se gjatë vizitës së Vuçiç në Zagreb ajo ia kishte bërë të qartë se derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht atëherë nuk kishin çfarë të diskutonin.
‘Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim’, ka thënë Kitaroviç.