Perseri lëkundje tërmeti

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar disa lëkundje tërmeti në vendin tonë, ku më i forti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës riter.

Mësohet se thellësia e këtij tërmet ishte 10 km, ndërsa  epiendra ishte 6 km në veri të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por sizmiologët kanë paralajmëruar më herët që paslëkundjet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit do të ndien edhe në ditët në vazhdim, sipas tyre këto lëkundje nuk paraqesin rrezik.

Tërmetet e tjera të magnitudës 3.5 dhe 3.1 janë regjistruar në detin Adriatik përkatësisht rreth orës 01:46 minuta dhe rreth orës 03:49 minuta.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *