Manjola Cakoni është një nga personat e mbijetuar në tragjedinë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Nga spitali i Traumës ku ndodhet në kujdesinë e vazhdueshëm të mjekëve, ajo ende nuk e di se vajza dhe burri nuk shpëtuan nga tragjedia që shënoi tërmeti.
Në këtë tragjedi, Manjola Cakoni humbi vajzën 15 vjeçare Drita dhe bashkëshortin Kastriotin.
Ndërkohë që i mbijetuar në këtë tragjedi që ka prekur familjen është djali Alesio Cakoni i cili u bë i njohur për faktin që dy lojtarët e Juves, Ronaldo dhe Bufon i dhuruan bluzën e tyre. /syri