Dhuroi plot 1 milion euro per familjaret e prekur, Pacolli thote se...

Dhuroi plot 1 milion euro per familjaret e prekur, Pacolli thote se nuk do ta lej me kaq

415
0

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli vizitoi menjëherë Shqipërinë pas goditjes nga tërmeti me magnitudë 6.4.

Gjithashtu, ai dhuroi plot 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, por bëri edhe një tjetër premtim shumë të madh.

Ai është shprehur se do të ndërtojë vetë banesa për ata që mbetën pa çati në kokë, duke iu referuar kështu qytetit turistik të Krujës.

Pacoli tha nga takimi në Krujë se:

Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet. Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik.

Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një oper. acion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin.