60 familje të pallatit Nr.5 në Durrës kanë dalë në protestë.
Mësohet se pallati i tyre ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe inspektorët kanë vendosur shiritin.
Nisur nga kjo situatë ata kanë dalë të protestojnë duke u shprehur se nuk kanë ku të banojnë.
Sipas banorëve, drejtuesi i pallatit ka vdekur 2 muaj më parë dhe nuk kanë kujt t’i drejtohen.