Tërmeti nuk kursen as institucionet shtetërore, Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të...

Tërmeti nuk kursen as institucionet shtetërore, Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave del jashtë funksionit (FOTO)

349
0

 

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në institucionet shtetërore. Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore.

 

Sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit kjo godinë është jashtë funskionit.

 

Strukturat drejtuese të kësaj drejtotie kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka filluar menjëherë zhvendosja e punonjësve drejt ambienteve të tjera, me qëllim vazhdimin normal të punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

 

Ndërkaq, DPD ka miratuar “Manualin mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.