Horoskopi ditor, e mërkurë 4 dhjetor 2019

Horoskopi ditor, e mërkurë 4 dhjetor 2019

621
0

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 4 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi         

Dita do të nisë me ritme të ngadalta, por mundohuni që të rikuperoni gjatë pasditës. Keni nevojë për pak qetësi, edhe pse në punë së fundmi keni pasur ngarkesa mjaft të mëdha. Keni nevojë për qetësi në dashuri, ndaj bëni mirë që të shmangni shprehjet e gjërave negative.

Demi

Dita do të jetë shumë pozitive, pasi më në fund Hëna nuk do të ndikojë më negativisht. Do të largohet stresi dhe do të ndiheni më të motivuar. Në dashuri pasioni do të shfaqet dhe do ju dhurojë momente të paharrueshme.

Binjakët

Kjo e mërkurë do të jetë disi e rënduar dhe e mbushur me nervozizëm, ndërsa gjërat do të përmirësohen vetëm në fundjavë. Mundohuni që të mos inatoseni, sidomos me partnerin/en, dhe lërini gjërat që të rrëshqasin. Bëni kujdes me paratë dhe mos shpenzoni më shumë nga sa duhet.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, pas periudhës së kaluar me nervozizëm. Tashmë do të ndiheni më të qetë dhe më të prirur drejt një dashurie. Mundohuni që të kuptoni se çfarë dëshironi dhe bëni zgjedhjen tuaj, pasi yjet do ju ndihmojnë. Nëse mendoni se një historie i ka ardhur fundi, do e keni më të lehtë që ti jepni drejtim. Ndërsa nëse doni që të pajtohenime dikë, mund ta bëni fare lehtësisht.

Luani

Dita do të jetë më e qetë në raport me fillimin e javës. Sidomos në mbrëmje do të keni një rikuperim të ndjeshëm në raport me ditët e mëparshme. Rikuperim do të ketë edhe në dashuri, sidomos në fundjavë.

Virgjëresha

Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm lidhur me gjithë çfarë bëni. Mundohuni që të jeni në drejtimin e duhur dhe bëni kujdes me fjalët që do të thoni.

Peshorja

E mërkura do të sjellë rikuperim të ndjeshëm sidomos në punë dhe sa i takon çështjeve financiare. Me shumë mundësi gjatë këtyre ditëve do të merrni një lajm të mirë apo vlerësim. Edhe dashuria do të ecë më mirë, ndonmëse do të keni Venusin kundër.

Akrepi

Dita do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të ketë kontakte dhe marrëveshje, të cilat mund të ndryshojnë më mirë jetën tuaj. Edhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, ku do të ketë rigjetje pasioni.

Shigjetari

E mërkura do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe paraahikohet ndonjë kompliokim. Mundohuni që të mos nxitoheni dhe të mos lodheni shumë, pasi rrezikoni që të përfundoni në konfuzion. Edhe në dashuri, duhet të tregoni kujdesin maksimal, për të shmangur ndonjë problem apo komplikim.

Bricjapi

Ju pret një ditë pozitive dhe eksituese, gjatë së cilës do të ketë të papritura të bukura. Kjo gjë mund të ketë bëjë me paratë, apo edhe me ndonjë takim të rëndësishëm. Po ashtu mjaft të favorizuara janë kontaktet për të ardhmen. Dashuria do të ecë mirë për të gjithë çiftet e stabilizuara.

Ujori

Ju pret një e mërkurë pozitive sa i takon dashurisë, në sajë të ndikimit të Venusit që ju mbron. Nëse jeni vetëm, keni mundësi të shumta për të takuar një dashuri të re, shkruan noa.al. Bëni kujdes lidhur me paratë, pasi shpenzimet do të vijojnë që të mbeten problem, ndaj mos e teproni.

Peshqit

Kjo ditë do të rikthejë dëshirën për të qëndruar me të tjerët dhe për të ndërvepruar. Do të jeni më të qetë dhe më të gatshëm në raport me të tjerët. Edhe në dashuri gjërat do të ecin më së miri, ku do të ketë rikuperim pas një krize dhe zbulim pasioni. /noa.al/