Pika të kuqe dhe qeskëza qelbi pas depilimit, jepini fund këtij problemi...

Pika të kuqe dhe qeskëza qelbi pas depilimit, jepini fund këtij problemi me vetëm 3 përbërës

388
0

Një nga ankthet më të mëdha të femrave, mes shumë të tjerash, është edhe depilimi, sidomos kur diçka nuk shkon mirë gjatë depilimit. Irritimi, pikat e kuqe dhe qeskëzat me qelb që shfaqen fill, qimet e rritura nën lëkurë dhe ndjesia e djegies në zona të caktuara të trupit mund të krijojnë situata paniku tek shumë prej nesh, prandaj duhet të njihni trajtimet e duhura. Mos u shqetësoni është diçka që zgjidhet menjëherë, mjafton të aplikoni 3 përbërësit e mëposhtëm.

TRAJTIM ME UTHULL MOLLE, VAJ ULLIRI DHE KASTRAVEC: Në një enë shtoni 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pure kastraveci. Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një topi pambuku lyeni zonat ku keni më shumë djegie dhe acarim të lëkurës.

Uthulla e mollës ka me shumicë përbërës antibakterialë që reduktojnë inflamimin dhe skuqjen e lëkurës. Vaji i ullirit ka në përmbajtjen e tij vitaminë E dhe përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale që mbrojnë lëkurën dhe e hidratojnë atë. Përveç vitaminave dhe mineraleve, kastraveci përbëhet nga rreth 90% ujë çka e bën në një prej hidratuesve më të mirë të lëkurës, si dhe trajtimeve qetësuese më të mira për lëkurën e irrituar.