Pas Berishës, Meta takon sot përfaqësues të shoqërisë civile. Zbulohet për çfarë...

Pas Berishës, Meta takon sot përfaqësues të shoqërisë civile. Zbulohet për çfarë do të flasin

418
0

Një ditë plot angazhime kjo e sotmja për presidentin Ilir Meta.

Kështu pas takimit që do të zhvillojë me ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të ngërçit politik, kreu i shtetit do të takohet pasdite me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Sipas “BalkanWeb”  kryefjalë e takimit në fjalë do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi, ndërkohë që këta përfaqësues kanë monitoruar reformën. Po ashtu bëhet e ditur se takimi është parashikuar që të mbahet në orën 17:30.

Kujtojmë se takimi me Berishën do të mbahet sot në ora 12:00. Një ditë më parë, Meta priti në zyrën e tij, ish presidentin Rexhep Meidani, si edhe krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit me të cilët diskutoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi si edhe i njohu ato me procesin e emërit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.