Braktisi emisionin, zbulohet shkaku i sherrit mes moderatorit dhe Ben Blushit

Braktisi emisionin, zbulohet shkaku i sherrit mes moderatorit dhe Ben Blushit

353
0

 

Tashmë është pranuar publikisht vetë nga moderarori Florian Agalliu, se ai do të largohet nga “Top Channel”. Floriani e ka ndërprerë kontratën televizive, dhe duke filluar që nga muaji janar, nuk do e shohim më në “Top Channel”. Po kështu, bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja, e cila është autore e programit “Në shtëpinë tonë”.

 

U tha gjithashtu se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës, me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushin. Agjenti i emisionit “Thumb on”, ka treguar se Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni, pasi mesa duket, ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale.

 

Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh, gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij, që të largohen përfundimisht nga “Top Channel”.

 

Mbrëmjen e djeshme, në “Dance with me”, Flori pranoi largimin, dhe tregoi se po punon me projekte të reja në “Ora News”.