FOTO/ Deputetja e opozitës se re thyen kodin e etikës së Kuvendit,...

FOTO/ Deputetja e opozitës se re thyen kodin e etikës së Kuvendit, del me shpatullat jashtë në seancë plenare

532
0

Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti ka tërhequr vëmendjen sot në seancën planerë për veshjen e saj, jo në përputhje me kodin e etikës.

Deputetja që vjen nga radhët e LSI-së, kishte veshur sot një fustan nën gju, por me shpatullat jashtë. Me këtë look deputetja është bërë objekt i komenteve të ndryshme në rrjete sociale, por edhe mes kolegëve të Kuvendit.

Në neni 8 të Kodit të Etikës i miratuar nga Parlamenti theksohet se për paraqitjen e deputetit në veprimtaritë parlamentare parashikon që të kenë një veshje zyrtare, që nuk tërheq vëmendjen e publikut dhe nuk bëhet objekt për diskutim.

“Deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku”, shkruhet në nenin nr.8.

Kodi i Etikës është miratuar nga Kuvendit kur PD dhe LSI ishin në seancë plenare, me gjasa deputetët e opozitës së re nuk janë të informuar për këto “detaje”.

Në seancat e shkuara, Gramoz Ruçi është treguar i rreptë më Kujtim Gjuzin, i cili është paraqitur me xhup dhe me xhinse, duke e detyruar këtë fundit të shkojë të ndërrohet në shtëpi.

Ndërkohë që gjatë seancës së sotme nuk pati asnjë tërheqje vëmendje.

Rregullorja

Elda-Hoti-Shpallutat-jashteElda-Hoti-Shpallutat-jashte1Elda-Hoti-Shpallutat-jashte11