Surprizon Robert Berisha, i ‘dedikon’ këngën Norës në festivalin e RTSH-së

Surprizon Robert Berisha, i ‘dedikon’ këngën Norës në festivalin e RTSH-së

615
0

Robert Berisha është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar. Ai sëfundmi është përfolur shumë në mediat rozë për shkak të ndarjes  së tij nga Nora Istrefi, me të cilën ka pasur një  lidhje dashurie  13-vjeçare.

Ky lajm bëri shumë bujë jo vetëm në Kosovë  por edhe në  Shqipëri, që në momentin kur ai  tha publikisht se është ndarë  me  Norën.

Por mesa duket pavarsëisht ndarjes nga nëna e vajzës së tij, Roberti në një intervistë të dhënë  së fundmi për mediat kosovare ka zbuluar se vetëm vdekja mund ta  ndajë nga Nora.

Ndërkohë së fundmi këngëtari ka njoftuar edhe pjesmarrjen  e tij në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar ku mesa  duket do të na surprizojë me këngën e tij ku thuhet se  do t’ia dedikojë ish-partneres së tij.

Teksa pritet që së shpejti të bëhen publike këngët e këtij  festivali, nisur edhe nga  deklarata e fortë dhe e fundit  që Roberti ka bërë për Norën, mendohet që edhe kënga e tij e këtij fund viti në garën  për Eurovision i dedikohet Norës.

Kujtojmë që këngëtari ka një repertor mjaft të  pasur, dhe disa prej këngëve të tij, vazhdojnë  të mbeten hite.