SPAK, premtim apo realitet! Nga Hysni Balla

SPAK, premtim apo realitet! Nga Hysni Balla

1040
0

SPAK ose“ struktura e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” është tema më e nxehtë e kohëve të fundit në realitetin  politik  shqiptar .

SPAK është reforma më e rëndësishme e viteve  të fundit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe  një eksperiment për Shqipërinë , sepse është ndër të paktat  në Europë , dhe siç mund të kuptohet  dhe  nga emri ka si qëllim  të godas dhe të vendos  përpara drejtësisë krimin e organizuar .

Mirëpo, përpara se kjo reformë të fillojë të veprojë duhet që gjyqtarët  dhe punojësit që do udhëheqin SPAK-un të kalojnë në disa filtra të caktuara si deklarimi i pasurisë dhe konfliktin e interesit,  gjë që ka bërë të tërhiqen disa gjyqtarë dhe prokurorë.

Të gjitha organet e pushtetit shtetëror dhe subjektet juridike të cilët në kryerjen e aktiviteteve të tyre venë në dijeni për rrethana dhe të dhëna për vepra penale që deri tani ishin kompetencë e Krimeve të Rënda, janë të detyruar t’i referojnë këto rrethana ose të njoftojnë menjëherë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) e cila është e ngjashme me FBI-në Amerikane e cila heton krime të nivelit të lartë në SHBA, ose Prokurorinë e Posaçme.

Ky është një nga ndryshimet e mëdha që do të sjellë SPAK  dhe BKH në drejtësinë shqiptare .

Sa kaq  kjo reformë thelbësore në sistemin e  drejtësisë në Shqipëri shikohet si një pikë kyçe për hapjen e negociatave me BE, pasi pritet të godasë korrupsionin në institucionet shqiptare.

Kjo është një reformë e veçantë për Shqipërinë pasi kërkon të vendosë me shpatulla pas muri disa figura të rëndësishme nga bota e krimit por edhe e politikës që për shumë kohë me rradhë janë lakuar në gjykatat shqiptare  për aktivitete kriminale, dhe ka për qëllim riaktivizimin e të gjitha dosjeve të fjetura  kryesisht ato të korrupsionit dhe  hapja e tyre do të shkaktoj një tërmet në drejtësinë shqiptare.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës,  Elisabeta Ymeri  e cila ka qënë më parë prokurore e Krimeve të Rënda  në një takim me studentët e juridikut është shprehur se: “Fakti që prokurorët hetojnë dhe raste  korrupsioni të kolegëve të tyre tregon  se vullneti i tyre për punë  të ndershme  ekziston . Nga kjo trupë  prokurorësh dhe gjyqtarësh ne kemi disa të hetuar, të gjykuar e të deklaruar  fajtorë, dhe pse janë kolegët tanë ” është shprehur Ymeri .

Dhe kjo është një shenjë e mirë për drejtësinë në Shqipëri  sepse deri më sot nuk ka patur asnjë të dënuar  nga radhët e  politikanëve , prokurorëve apo  gjyqtarëve,  por dhe nëse ka pasur, askush prej tyre nuk ka vuajtur dënimin e merituar por  siç ka hyrë,  ashtu dhe ka dalë  pa u lagur,  dhe sërish kanë vazhduar punën normalisht,  mbase jo në vendin që kishin më parë, por në një vend tjetër po si funksionar  të lartë apo  të ulët , thjeshtë ka ndryshuar  karrigen e punës,  por siç dihet deri më sot shumica e tyre kanë qenë  të paprekshëm .

Shqipërisë i është  kërkuar prej  vitesh nga SHBA  apo BE të luftojë më me forcë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe ta tregojë këtë me rezultate konkrete, por me sa duket fjalët e tyre kanë rënë në veshin e shurdhër.

Të huajt po presin me padurim që kjo strukturë të ngrihet sa më shpejt, po ashtu po e pret  dhe populli shqiptar një gjë të tillë,  por a do të funksionojë ashtu siç duhet kjo strukturë ku do ta marri seriozisht “ndëshkimin” e krimit të organizuar dhe korrupsionit apo ndërshkimin e atyre që  janë akuzuar nga vetë politikanët se shumica e gjygjtarëve apo prokurorëve në Shqipëri janë të korruptuar, të lidhur me krimin apo me organizata kriminale, dhe që kanë veshur petkun e pushtetit? Kjo mbetet për tu parë.

Ngritjen e SPAK disa nga njerëzit po e quajnë si mashtrimin apo shfaqjen e radhës të politikës shqiptare pasi kanë vite që janë ngopur me premtime dhe mashtrime dhe rezultati ka qëenë zero.

Mashtrimi  i tyre i ngjan një topi futbolli, ku pasi e gjuan një lojtar e pret ose shoku i tij, ose kundërshtari  ku sërish vazhdojnë ta luajnë lojën,  kjo ndodh dhe me politikanët tanë, ikën një palë me premtime dhe mashtrime dhe vjen një palë tjetër po me premtime dhe mashtrime,  dhe si përfundim largohen sikur s’ka ndodhur agjë duke ja pasuar fajin  palës tjetër dhe shqipëtarët kanë ngelur me premtime boshe dhe me sytë nga qielli.

Kjo gjendje që po kalon Shqipëria është një gjendje “depresive” me pritje e pritje pa kufi të këtij produkti të dëshiruar, dhe kjo ka krijuar një gjendje “depresioni” në popull dhe ka lënë shumë pasoja ku më kryesorja është humbja e besueshmërisë, por mos të përmendim dhe pasoja të tjera që janë të shumta.

Flitet për luftën kundër korrupsionit  por ende  akuzojnë njëri tjetrin  për korrupsion , flasin për reformën në drejtësi, por drejtësia akoma nuk po shihet,  besueshmëria nuk ka humbur vetëm tek populli por  ka humbur dhe te ndërkombëtarët,  prandaj SPAK dhe BKH  duhet të ngrihen dhe të fillojnë punën sa më shpejt që të rifitohet besimi tek të gjithë, sepse kjo është një mundësi shumë e mirë që i është dhënë Shqipërisë  nga të huajt për të ecur përpara.

Ngritja e kësaj strukture kërkon njerëz të paanshëm  dhe seriozë  të cilët nuk janë “përlyer” me politikën dhe politikanët,  do seriozitet, shpejtësi dhe vendosmëri  nga njerëz të “devotshëm” dhe të pa etur për pushtet dhe para.

Shqipëria gjithmonë ka përjetuar  padrejtësi, por historikisht ka nxjerrë njerëz që e kanë luftuar padrejtësinë dhe kanë triumfuar,  urojmë që dhe në kohën ku jetojmë  me ngritjen strukturës së  SPAK-ut  dhe BKH-së të dalin “Burra” që ta luftojnë dhe ta ndërshkojnë  krimin dhe padrejtësinë në këtë vend, të kapen pas ideve dhe jo pas individëve,  që Shqipëria të eci përpara.

Reformës më e madhe në drejtesinë shqiptare ende kërkohet kohë që të fillojë të  funksionojë për shkak të procesit të gjatë të përzgjedhjes së  kandidatëve dhe filtrave që duhet të kalojnë ato, dhe pse tetë anëtarë të përzgjedhur janë gati për të filluar punën, por urojmë që kjo kohë të jetë e shkurtër dhe funksionale, dhe deri atëhere na mbetet për të parë procesin dhe rrezistencën që do hasi kjo reformë kaq e rëndësishme.

 

Por më e rëndësishmja është  në momentin që  SPAK do të fillojë të punojë atëherë do të mbikqyret në një periudhe 2 vjeçare nga specialistë të BE dhe Amerikan, dhe kjo është një shënjë shumë  e mirë  sepse  vëshguesit e huaj nuk do të lejojnë që në Shqipëri të bëhet “rrumpallhanë” por do të kërkojnë të ketë drejtësi dhe drejtësia të vihet në vend.

Sipas një video të nxjerrë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri tregohet se si do të hetohen të “paprekshmit” në Shqipëri nga ligji,  ish Ambasadori Amerikan Donald Lu ka folur për peshqit e mëdhenj ku ka kërkuar dënimin e tyre  dhe  futjen e tyre në burg po ashtu  ka kërkuar rezultate konkrete,  por me sa duket pas ikjes së Ambasadorit cdo gjë u harrua dhe peshqit e mëdhenj janë të lirë, sepse janë të shumtë në numër  dhe nuk bien në rrjeta, sepse i kanë krahet e forta, dhe nëse bien në rrjetë i çajnë ato dhe shëtisin të lirë në ujërat e turbulluar dhe si pasojë mbeten të pakapshëm.  Por a do të funksionojë ashtu siç duhet  dënimi për të ashtëquajturit të “paprekshëm apo peshqit e mëdhej” apo thjeshtë do të jetë në letra dhe jo në fakte.

Nëse kjo reformë e ashtëquajtur SPAK  do të funsionojë ashtu siç duhet do ti jap një fytyrë tjetër sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe për here të parë do mund të shohin të ashtëquajturit “peshqit e mëdhenj  ose të paprekurit” të gjykohen e të dënohen dhe jo më duke ju shmangur drejtësise me pushtet,  para, apo miq .

 

SPAK duhet të kishte filluar punë në një kohë më të shkurtër, por fakti që u kundërshtua aq shumë nga opzita shqiptare tregon se ata nuk e duan një reformë të tillë për shkak të disa dosjeve që aktualisht ndodhen në prokuroinë shqiptare dhe me emrat e disa zyrtarëve  nga opozita.

Siç e thamë edhe më lart kjo reformë është një pike kyçe në hapjen e negociatave me BE dhe jo me kot na u refuzua këtë muaj përsëri.

BE dhe SHBA kërkon të shohë se Shqipëria nuk ka më një sistem gjyqesor të brishtë, por të konsoliduar dhe që të arrijë të zgjidhë situatën politike, të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të ketë fakte konkrete dhe jo fjalë dhe premtime.

SPAK është reforma kryesore që i duhet Shqipërisë për tu rritur si shtet dhe të futet ne rrugën e BE.

Dhe siç thotë populli  urojmë që mos të jetë shfaqja e radhës e politikës shqiptare.