Të gjithë e dimë që Spinaqi është special, por këta njerëz nuk...

Të gjithë e dimë që Spinaqi është special, por këta njerëz nuk duhet ta fusin në gojë

657
0

Spinaqi, një central nutrientësh është një nga ato jeshillëqet që nuk duhet të mungojë këtë sezon në tryezën tuaj. I pasur me vlera ushqyese, minerale e vitamina, më poshtë do të listojmë të gjitha përfitimet e perimes me gjethe jeshile, por edhe arsyen përse një kategori e njerëzish nuk duhet ta konsumojnë:

 

Përbërës anti-inflamatorë

Spinaqi ka veti anti-inflamatore për shkak të disa prej lëndëve ushqyese. Disa nga pr. oble.met shëndetësore që identifikohen si inflamatore (osteoporozën, artriti, astmën dhe dhimbjen e kokës) mund të mbahen nën kontroll nëse keni një dietë të pasur me jeshillëqe.

 

Parandalimi i kancerit

Spinaqi përmban klorofil, i cili është i njohur të jetë efektiv në bllo. kimin e qelizave kancerogjene të cilat krijohen kur konsumohen ushqime të skuqura në temperaturë të lartë .

Shëndeti i Syrit

Spinaqi përmban lutein, një karotenoid që mbron sytë kundër sëmundjeve si kataraktet e lidhura me moshën dhe degjenerim makular.

 

Shëndeti gastrointestinal

Shëndeti gastrointestinal mund të përmirësohet duke ngrënë më shumë spinaq. Vitamina C dhe beta-karoten, punojnë për të mbrojtur qelizat e zorrës së trashë nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Gjithashtu, mutacionet dhe dëmtimi i ADN-së në qelizat e zorrës së trashë mund të parandalohen nga folatet e pranishme në këtë perime me gjethe jeshile.

 

Zemër e shëndetshme

Spinaqi është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira në trup. Gjithashtu magnezi, një mineral shumë i rëndësishëm ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

 

I pasur me flavonoide

Spinaqi është i ngarkuar me flavonoide që veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur trupin nga radikalët e lirë. Studimet kanë zbuluar të paktën 13 komponime të ndryshme të flavonoideve që punojnë si substanca kundër kancerit. Këto ushqyes të ndryshëm ofrojnë shumë për parandalimin dhe mbrojtjen e sëmundjeve.

 

Shënime:

Spinaqi është i pasur me oksalat. Njerëzit që vuajnë nga gurët e veshkave duhet ta shmangin sa më shumë këtë të fundit ose mos ta kalojnë sasinë 50 miligramë oksalat në ditë. Spinaqi ka më shumë se 50 miligramë, andaj të shmanget më mirë.

 

Gjithashtu spinaqi përmban nivele të larta të acidit oxalic, i cili në tepri mund të pengojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese si kalciumi