Një shqiptare nga Tropoja fiton zgjedhjet për prokurore në SHBA, Bude Biberaj...

Një shqiptare nga Tropoja fiton zgjedhjet për prokurore në SHBA, Bude Biberaj mori mbështetjen e komunitetit

786
0

Një shqiptaro-amerikane Buta Biberaj fitoi dje zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon të shtetit të Virxhinias në SHBA. Ajo mori 52,303 vota ose 49,5% të tyre kundrejt kandidates Nicole Wittmann që mori 50,218 vota. Bude (Buta) Biberaj vjen nga familja shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja. Budja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj. Familja Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që vetë Bude Biberaj ka lindur në SHBA. Ajo vazhdoi studimet për drejtësi dhe është e njohur në komunitet si avokate dhe gjyqtare.

Ajo vendosi të kandidojë për Partinë Demokratike amerikane për kryeprokurore dhe mori një mbështetje të gjerë nga njerëz të fushës dhe mediat.