Mustafa Nano sulmon reperët: Ma shpifët! Ju shkatërroni gegnishten, qesharakë

Mustafa Nano sulmon reperët: Ma shpifët! Ju shkatërroni gegnishten, qesharakë

378
0

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër këngëtarët e reperët shqiptarë në emisionin e tij “Provokacija”.

Gjatë monologut të tij, Nano thotë se 10 këngët më të dëgjuara nga të rinjtë në youtube, ia shpifin, pasi deklaron se në klipet e tyre jka vetëm femra lakuriqe, makina luksoze de meshkuj me muskuj.

Ai i akuzon këngëtarët se po përdhunojnë gegnishten.

“Parmbrëmë po ndiqja transmetimin e 100 këngëve më të ndjekura nga shqiptarët në yotube.

Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banalitei të pashoq, Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksise, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale. Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdorinin një gjuhë kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura.

Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tesktet e këngëve.

Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!”, tha ndër të tjera analisti