Kontakte me një person të lidhur me krimin, KPK shkarkon prokurorin e...

Kontakte me një person të lidhur me krimin, KPK shkarkon prokurorin e dosjes ‘Babale’

354
0

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda Përparim Kulluri.

Sipas KPK, Kulluri ka pasur kontakte me një person të lidhur me krimin, që rezulton i dënuar në Greqi për kultivim droge dhe i gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Ai akuzohet se ka kaluar kufirin shqiptaro-grek me një automjet në pronësi të dënuarit me iniciale A.B.

Trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi, i vunë në dukje prokurorit deklarimin për një dyqan në Orikum, për të cilin dyshohet se Kulluri ka dashur të fitojë dëshmpërblim më të lartë prej shpronësimit.

Përparim Kulluri e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 2004. Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Kulluri ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit të Shkodrës. Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani e riktheu Kullurin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2013 me dekret të posaçëm.

Përparim Kulluri është prokurori i dosjes së bujshme “Babale”.