Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu dhe rebeshe me intesitet të lartë në zonën Veriperëndimore dhe Jugperëndim. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/16°C
Zonat e ulëta 10/21°C
Zonat bregdetare 14/22°C