“Mos ndërtoni mbi Vjosë!” Një thirrje e fortë nga Leonardo DiCaprio

“Mos ndërtoni mbi Vjosë!” Një thirrje e fortë nga Leonardo DiCaprio

519
0

Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio i është bashkuar fushatës së mbrojtjes së lumit Vjosa nga ndërtimi i hec-eve. Lumi Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë dhe ndërtimi i digave aty do të dëmtonte biodiversitetin, do të kontaminonte ujin dhe do të bllokonte rrjedhën natyrale të ujit. Ky vendim ka të tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore si Associated Press, duke i kushtuar një artikull të cilin e ka ndarë edhe DiCaprio me 37 milionë ndjekësit e tij.

“Ky është lumi i fundit i egër në Evropë. Por për sa kohë?

Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindi të Greqisë deri në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur në lëvizje planet për të ngritur digë në Vjosë për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me tetë diga të planifikuara për ndërtim përgjatë lumit.

Është pjesë e “bum”-eve të hidrocentraleve botërore, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe në pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe theksojnë dëmet që digat mund të sjellin.

Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri.”