Një takim i parë do të jetë po njësoj emocionues si në të 20-at, 30-at apo 40-at tuaja ! Pavarësisht moshës dhe eksperiencave, në takimin e parë gjithmonë do jetë ajo fija e dyshimit nëse personi përball jush do ju pëlqejë apo do të shfaqë më tej interes, nëse ju do të ndiheni të tërhequr etj. Nëse ka shumë mënyra sesi të lini përshtypje të mira në takimin e parë, ekzistojnë dhe disa gabime që mund të bëjnë që takimi të jetë i pari dhe i fundit. Living ju zbuloni gjërat që nuk duhet të bëni:
1.Nuk duhet të heshtni: Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI. Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘’Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar në Living (shaka).