Tatuazhi i saj i kryqit në këmbë ka qenë gjithnjë i komentuar. Këngëtarja e njohur Ciljeta Xhilaga ka filluar të shkojë në xhami rregullisht dhe ka menduar që ta heqë këtë tatuazh.
Ajo ka postuar një video në ‘Instagram’, ku është duke hequr tatuazhin me lazer. Por menjëherë pas kësaj, këngëtarja është ‘kryqëzuar’ nga fansat e saj të cilës i kanë bërë ‘namin’ për këtë veprim që po bëri.