Ishte e vjedhur në Gjermani, Morena Tarakut i sekuestrojnë makinën luksoze. Reagon...

Ishte e vjedhur në Gjermani, Morena Tarakut i sekuestrojnë makinën luksoze. Reagon modelja

537
0
Morena Taraku234 E1523527107256

Morena Taraku modelja dhe këngëtarja e njohur kosovare, Morena Taraku, e cila njihet për jetën e saj luksoze është përfshirë në një skandal. Mediat kosovare raportojnë se mjeti tip “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, që tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës, rezulton e vjedhur në Gjermani.

Sipas policisë gjermane dhe Interpolit makina është raportuar e vjedhur, informacioni është dërguar dhe policisë kosovare e cila ka lokalizuar vendndodhjen e mjetit dhe ka nisur procedurat për sekuestrimin e saj.

4d2d11a23f934ed6adceec44ad21428d L 700x433

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Baki Kelani, nga Zyra për informim në Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit ‘Bentley’ me targa gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Kjo makine e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thuhet në deklaratë. Ndërkaq vetë Morena ka zgjedhur që pas këtij skandali të mbyll rrjetet sociale. Në statusin e publikuar prej saj, ajo thoshte se ishte e lodhur nga mediat dhe se do të marrë një pushim nga rrjetet sociale.