Policia ka shoqëruar 17 punonjes te kasastres shteterore ne Durres.
Nuk dihet ende zyrtarisht për cfare jane shoqeruar, por një nga dyshimet është për lidhje me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.
Mes të shoqëruarve raportohet se janë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të agjencisë së pronave në Durrës.
Ndërkohë kohët e fundit në Kadastrën e qytetit ka pasur zhvillime që pas arrestimit të ish drejtorit Liridon Pula.