Qytetet që po tentojnë të heqin plotësisht, makinat

Qytetet që po tentojnë të heqin plotësisht, makinat

595
0

Shumë qytete moderne janë ndërtuar rreth makinave duke i përdorur ato edhe si një pikë referimi për ndërtimet e vazhdueshme dhe për ndryshimet në arkitekturë, me sasi të mëdha të hapësirës të lënë mënjanë për rrugët dhe parkimin.

Por çfarë ndodh nëse eliminojmë makinat plotësisht nga qarkullimi?

Fëmijët që luajnë lojëra të ndryshme në rrugë kryesore urbane. Turistët që qëndrojnë në mes të rrugës duke bërë fotografi në qetësinë e tyre të plotë.

Për 100 vitet e fundit, makina ka ardhur dhe ka mbizotëruar peizazhin urban. Rrugët janë zgjeruar në shumë qytete për të akomoduar automjete, dhe hapësira të mëdha i janë dhënë parkimit të tyre.

Automjetet private kanë revolucionarizuar lëvizshmërinë, por ato kanë futur edhe shumë sëmundje, nga ndotja e ajrit deri tek aksidentet në trafik.

Dhe sot një numër i vogël por në rritje i qyteteve po përpiqen të dizajnojnë makinën jashtë peizazhit urban. Ja cilat janë ato:

Qyteti Masdar i Abu Dhabi fillimisht ishte menduar të mos përdorte makina dhe ende po tenton të mos ketë

Image

Venecia nuk ka makina aktualisht dhe është një ndër të paktat qytete të tilla

Kryeqyteti Norvegjez Oslo është duke bërë një përpjekje për të hequr makinat nga rrugët qendrore

Image