Sipas studiuesve, hidratuesi më i mirë nuk është uji, por…

Sipas studiuesve, hidratuesi më i mirë nuk është uji, por…

772
0

Pija më e mirë për hidratimin e trupit? E thotë shkenca, nuk është uji!!Kur keni etje dhe e doni shumë një pije, shumëkujt i shkon mendja menjëherë tek uji për hidratim.

Por sipas një studimi të Universitetit të St.Andrews në Skoci, nuk është uji që do t`ju hidratojë më shumë.

Duke krahasuar reagimin e organizmit ndaj disa pijeve të ndryshme, hulumtuesit dolën në përfundimin se ndërsa uji, si ai i thjeshtë, ashtu dhe ai i gazuar, bën një punë mjaft të mirë në këtë drejtim, nuk mund të konsiderohet si kampioni absolut.

Në fakt, numri një në këtë drejtim rezultojnë pijet që kanë pak sheqer, yndyrna apo protein, sepse hidratimi që bëjnë ato, zgjat më tepër.

Kujdes ama, sepse këtu nuk flitet për pije me shumë sheqer sic janë lëngjet e frutave apo freskueset, por vetëm për “kushërirat” e tyre që ëmbëlsinë e kanë të doza mjaft të vogla.