FOTO/ Burri masakroi me thikë gruan dhe u hodh nga pallati, detaje...

FOTO/ Burri masakroi me thikë gruan dhe u hodh nga pallati, detaje nga policia

501
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëme në Librazhd. Një 53 vjeçar ka masakruar me thikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga pallati ku jetonin bashkeshortët.

Pas xhiros së mbrëmjes në pedonalen e qytetit, çifti është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit. Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi. Mësohet se në banese ka qenë djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë.

Ndërkohë që deri më tani ka dyshime se krimi i dy-fishtë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, qe e shtyn edhe 53-vjeçarin të ndërmarrë akt makabër, duke vrarë me thikë gruan, 49 vjece, dhe më pas u hodh.

Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.