Heshtja e Ramës për Kajmakun dhe çfarë pritet të publikojë PD, sot

Heshtja e Ramës për Kajmakun dhe çfarë pritet të publikojë PD, sot

447
0

Sipas teknikës që përdori për Valdrin Pjetrin, PD duket se i ka konsumuar fazat e para të denoncimit për kryebashkiakun e 30 qershorit në Vorë, dhe tashmë mbetet pjesa finale.

Publikimi i një dokumenti që do të vërtetonte akuzat e saj, se njeriu i Ramës në këtë Bashki, ka pasur probleme me drejtësinë në të shkuarën, dhe që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Një skenar që e ka parashikuar edhe VOA.

Çka do të thotë, sipas ligjit, humbje e menjehershme e postit dhe ndjekje penale për falsifikim dokumenti.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi, ka sfiduar Ramën, duke i thënë se e mbron Kajmakun dhe se ka patur dijeni për të shkuarën e tij.

Kryetari i PD, Basha, po ashtu, ka deklaruar se Rama me dijeni të plotë ka zgjedhur një njeri problematik, madje me çështje ende të hapur në Greqi. Basha ka perseritur se Kajmaku ka mbrojtjen e Ramës.

Megjithë këtë trysni në publik, kryeministri ka heshtur, edhe pse pritet, siç ndodhi me rastin Pjetri, që PD të tregojë çfarë ka ndodhur në janar të vitit 2003, siç ka shtruar pyetjen publikisht.

Interesant është fakti që nuk folur më as Kajmaku. Ai mohoi gjithçka me forcë në fillim, dhe u shpreh me siguri të madhe se është i pastër.

Si shpjegohet që nuk ndihen më prej dy ditësh. Rama e ka gati, e ka standarde, ngjan se e ka të ruajtur në desktop përgjigjen. Ndoshta me emrin, “reagim për dekriminalizim”. Ai do thotë patjetër se nuk mban përgjegjësi, se është e gjitha peshë personale e individit.

Do e dorëzojë Kajmakun se nuk ka zgjedhje tjetër, nëse rezulton se PD ka prova për atë që thotë. Por mbetet e pashpjegueshme pse nuk i del te keqes përpara, pse nuk i thotë të zgjedhurit prej tij të tërhiqet që tani e ta marrë ai përsipër ndjesën e çdo përgjegjesi.

Çfarë e pengon ta bëjë, përpara se dëmi të jetë më i madh. Përpara se bomba të shpërthejë. Kjo ngelet vërtetë mister. Megjithatë, le të presim se çdo të nxjerrë PD në publik sot