Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pasi ish-kryebashkiaku i Durrësit u shpall “Non Grata” nga SHBA.
Basha me anë të një videoje në Facebook, deklaron se kryeministri Edi Rama po hesht për këtë, ndërkohë kujton sulmin e këtij të fundit ndaj “Zërit të Amerikës”.
Kreu i demokratëve thote se Rama nuk ka reaguar, pasi pretendon se Dako dhe krimi i organizuar po blejnë pushtetin për Ramën dhe nga ana tjetër po pasurohen vetë.
“Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha krahas videos.