Për një pallim më shumë

Për një pallim më shumë

2030
0

bythe-770x470

Nga Enkel Demi

Natyrisht, ngjarjet në media shihen për nga rëndësia dhe së fundmi për nga shitja, klikimet. Ka lajme që theksohen më tepër dhe dihet se cilët janë ato të këtyre ditëve, ka do të tjera që thuhen, por lihen të treten në harresë. Kjo, sepse media nuk ka emocione, është e ftohtë si akulli. Megjithatë telegrafisht po rreshtoj ca lajme që shkuan më lehtshëm.

Iva Aliko ka një të dashur, politikan Kosove, i cili i ka blerë një shtëpi tek Komuna.

Bashkë me Agim Madanin është gjendur e vdekur në bunker, në Tropojë edhe një vajzë, e cila mendohet që monstra ta ketë rrëmbyer. Kur e kanë denoncuar zhdukjen e saj, autoritetet janë tallur dhe kanë thënë se e kanë marrë për muaj mjalti, ndaj do ua kthejnë. Ua kthyen kufomë.

Shkëndija ka dalë gollomesh veç me do petale trëndafili. Ka ca kohë që qëndron në Dubai.

Shpati thotë në TV se ia ka dhënë nja dy shputa të dashurës, pasi e kapi gafil.

Në Shkodër një burrë i martuar e mbyt gruan me duar në fyt.

Bleona ka shkuar me Van Damin.

Në Kavajë një burrë rreh gruan në mes të rrugës në sy të fëmijëve.

Të gjitha këto lajme që rradhita (dhe besoj do ketë ende) janë ndodhi të këtyre ditëve të fundit. Të tëra rrëfejnë respektin më të ulët ndaj qënies njerëzore, e cila është e gjinisë femërore. Në këtë botën tonë shqiptare femra shihet si frymore, e cila pallohet në shtrat dhe më pas pallohet në dru, dhe pse jo mund t’ia marrësh jetën, sepse të përket, nëse çika apo gruaja nuk rrinë sus.

Vajzat që ne i konsiderojmë të kronikës rozë nuk po e fshehin më që janë eskortë. Kjo po konsiderohet e moralshme dhe ato po krijojnë modelin se gratë ulen përditë mbi thesarin e tyre. Dinjiteti i munguar nuk mund të vihet në vend as nga peticioni i Valbona Memës që u hodh në rrjet si antidot. Ky është modeli që po krijohet, shitet dhe respektohet në mediat online, ose ato të traditës. Tash nuk ka më kufizim. Vajzat që shkojnë në shkollë, nuk janë të pëlqyeshme. Tek ky model nis thurrja e jetës rreth asaj plaçkës, derisa vetë personazhi përfundon në plaçkë dhe kalojmë në pjesën e dytë të kronikës që Shpati mjaftohet me dy shputa, kurse sipërmarrësi i Shkodrës me ja nda frymën.

Ata fërshëllen njeri, kur thua këto gjëra? Askush, por të paktën ta themi që jemi popull legen./27.al

Shperndaje