Për të mos u humbur! Ja cilat janë veshur më bukur në...

Për të mos u humbur! Ja cilat janë veshur më bukur në tapetin e kuq në amfAR Gala 2019 [FOTO]

663
0

Ditën e djeshme në rivierën franceze është mbajtur një prej eventeve më të rëndësishme të festivalit të famshëm të filmit. E kemi fjalën për amfAR Gala 2019, i cili ka mbledhur yje të ekranit e persona të tjerë të rëndësishëm nga e gjithë bota. Qëllimi i kësaj mbrëmjeje speciale ishte dhurimi i shumë donacioneve për kauzat që “amfAR” prezanton çdo vit. Një nga momentet më fashion të Festivalit të Kanës, është padyshim tapeti i kuq i amfAR. Stilistët dhe shtëpitë më të rëndësishme të modës impenjohen maksimalisht që veshjet e tyre të shkëlqejnë tek vajzat e famshme.

Vlen të theksojmë se amfAR 2019 u pushtua edhe nga shqiptaret, si Dua Lipa dhe Albana Osmani.

Moderatorja shqiptare Albana Osmani shkëlqeu në festivalin e Kanës me fustanin ngjyrë floriri i koleksionit të fundit i Takir Ediz dhe dukej rrëzëllitëse në tapetin e kuq!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka bërë një paraqitja të shkëlqyer në një nga mbrëmjet e Festivalit të Filmit në Kanë. Dua kishte veshur një fustan të kuq voluminoz, me të cilin ajo ka tërhequr vëmendje maksimale.

Në një vështrim të përgjithshëm do të vesh re që trendi që ka dominuar në këtë event janë fustanet voluminoze me ngjyra të forta. Le të shohim së bashku se cilat janë veshur më bukur në tapetin e kuq në amfAR Gala 2019: