Britani, vajza përdor “50 hijet e Greit” për të akuzuar babanë për...

Britani, vajza përdor “50 hijet e Greit” për të akuzuar babanë për përdhunim

1436
0

fifty-shades-grey

Avokatja e të atit, me shpejtësi, e lexoi romanin e seksit sadomazohist dhe e vuri vajzën të rrëfehet pas 7 minutash pas pyetjeve, shkruan The Independent, transmeton Syri.net. 

Duke u rrëfyer përmes lotëve, një vajzë ka pranuar se ka përdorur romanin më të shitur për seksin sadomazohist, “50 hijet e Greit” si bazë për një seri gënjeshtrash se ishte përdhunuan nga babai i saj.

Avokatja mbrojtëse e të atit, znj.Cathy McCulloch nuk e kishte lexuar kurrë romanin, siç tregoi vetë, derisa ishte thirrur për të mbrojtur burrin që ishte akuzuar për tetë përdhunime incesti gjatë 6 vjetëve.

Në blogun e saj në lidhje em rastin, avokatja McCulloch tha se përfundimi për babanë fillimisht iu duk i zymtë, citon syri.net.

“Vajza e tij kishte dhënë një intervistë bindëse në polici dhe klienti im nuk kishte absolutisht asnjë mbrojtje tjetër përveç fjalëve “nuk kam bërë asgjë”, shkroi ajo.

E vetmja gjë e pazakontë në intervistën e vajzës ishte se në përshkrimin e asaj që babai i saj supozohet se kishte bërë më të dhe me trupin e saj dhe që ajo e kishte ndjerë, ishte se ajo kishte përdorur “fjalë të caktuara, fraza dhe përshkrime që kapërcenin vitet e moshës së saj”.

Asgjë mund të mos kishte ndodhur prej kësaj sjelljeje të çuditshme, po të mos ishte për faktin se gjatë takimit të parë të avokates me babanë para gjykimit, ai ka përmendur se libri i preferuar i vajzës ishte një “në lidhje me një milioner që merr një grua të re nën vete dhe i mëson asaj artin…”.

“Ai nuk kishte asnjë ide se për çfarë fliste romani “50 hijet e Greit”, shtoi avokatja Mc.Culloch. “As unë dhe as avokatët që më përfaqësonin nuk e kishim lexuar librin (ndershmërisht), përcjell syri.net.

Pasi e lexoi romanin, gjatë pyetjeve në gjyq, avokatja tha se “unë shkova direkt tek pyetja ime e fundit nëse ajo ishte aq e zemëruar me të atin sa e kishte bërë gjithë këtë. Vajza u lëkund.

I ngrita asaj ngjashmëritë ndërmjet deklaratave të saj dhe librit. Ajo menjëhërë u thye dhe tha se unë kisha absolutisht të drejtë dhe se e kishte bërë gjithë atë sepse ajo ishte zemëruar me të atin dhe donte t’i jepte atij një mësim.”

“Unë e pyeta nëse ajo i kishte marrë idetë nga “50 hijet e Greit”. Ajo e pohoi këtë libër dhe pas 7 minutave, ne kishim mbaruar.

Gjykatësi i kërkoi jurisë të bënte detyrën, duke deklaruar se ky rast ishte unik në të gjithë karrierën e tij në gjyqësor./Syri.net